Ndërlidhjet

Afganët - të pakënaqur me dënimin e Balesit


Robert Bales në skicën e gjykatës
Robert Bales në skicën e gjykatës
Banorët afganë thonë se janë të pakënaqur me vendimin e drejtësisë amerikane për të dënuar me burgim të përjetshëm ushtarin Robert Bales, i cili ka masakruar 16 civilë afganë.

Të mbijetuarit e masakrës dhe të afërmit e të vrarëve thonë se nuk është arritur drejtësia në rastin e rreshterit amerikan, pasi ai nuk është dënuar me vdekje.

Një gjykatë ushtarake në Shtetet e Bashkuara ka dënuar të premten Balesin me burgim të përjetshëm dhe me asnjë shans të lirimit me kusht.

Në muajin qershor, Bales është vetëdeklaruar fajtor për vrasjen e 16 civilëve në mars të vitit 2012, në dy fshatra të provincës Kandahar.
XS
SM
MD
LG