Ndërlidhjet

Moore: Serbët të dalin në zgjedhje


Jonathan Moore
Jonathan Moore
Drejtori i Zyrës së Departamentit amerikan të Shtetit për Evropën jugore dhe qendrore, Jonathan Moore, ka thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë do të jenë sfidë për Beogradin, por është shprehur optimist, pasi “Qeveria e Serbisë ka treguar vullnet të mirë për dialog me Prishtinën”.

Sipas tij, zgjedhjet janë mundësi për njerëzit në veri të Kosovës që të zgjedhin liderët lokalë, të cilët do të jenë kryetarë të komunave.

“Duhet ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të dalin në zgjedhje. Besoj se individët që bëjnë thirrje për bojkot, nuk flasin në emër të të gjithë qytetarëve në veri”, ka thënë Moore për gazetën serbe Novosti.

Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit pritet të jenë edhe temë e takimit të ardhshëm Thaçi-Daçiq, i cili do të mbahet më 27 gusht në Bruksel.
XS
SM
MD
LG