Ndërlidhjet

Dorëhiqet majori i San Diegos - shkak ngacmimet seksuale


Illustration -- US American flag waving in the wind with beautiful blue sky in background

Illustration -- US American flag waving in the wind with beautiful blue sky in background

Kryebashkiaku i San Diegos, qytetit të tetë më të madh të Amerikës, ka njoftuar dorëheqjen e tij, pas akuzave të gati 20 grave për abuzim seksual.

Bob Filner, 70 vjeç, ka thënë se është gati të japë dorëheqje nga posti i majorit, porse është i pafajshëm.

Ai i ka bërë këto komente para anëtarëve të Këshillit të Qytetit të San Diegos.

Ish-sekretarja për shtyp e Filnerit ka paditur atë në muajin korrik, duke e akuzuar për ngacmim seksual.

Që atëherë, 17 gra të tjera kanë thënë se Filner i ka prekur ato ose ka bërë gjeste të tjera të padëshirueshme.

Ai është zgjedhur kryebashkiak i qytetit bregdetar të Kalifornisë vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG