Ndërlidhjet

logo-print

NSA pranon shkeljet e qëllimshme të rregullave


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) ka pranuar se disa nga analistët e saj me vetëdije dhe qëllimisht kanë shkelur rregullat e agjencisë për spiunim.

Në deklaratën e saj, Agjencia ka thënë se kanë ndodhur “raste shumë të rralla të shkeljeve të qëllimshme”, por nuk i ka përshkruar ato dhe as nuk ka dhënë hollësi për numrin e tyre.

Deklarata thekson se Agjencia për Siguri Kombëtare ka “zero tolerancë për shkeljet e qëllimshme të autoriteteve të agjencisë”.

Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve Bloomberg dhe The Associated Press.

Më herët, zyrtarët amerikanë kanë ofruar siguri se punonjësit e Agjencisë për Siguri Kombëtare nuk kanë shkelur me qëllim apo me vetëdije ligjet e SHBA-së për privatësi dhe mbrojtje të informacionit.

Kundërthëniet rreth programeve të mbikëqyrjes globale, që operohen nga agjencitë amerikane, janë shpeshtuar muajt e fundit, pas zbulimeve të ish-kontraktorit të CIA-s, Edward Snowden.
XS
SM
MD
LG