Ndërlidhjet

Përdhunimi në Mumbai: Kapet i dyshuari i dytë


Vendi ku është përdhunuar fotoreporterja.
Vendi ku është përdhunuar fotoreporterja.
Policia në Indi ka arrestuar të dyshuarin e dytë në rastin e përdhunimit grupor të një fotoreportereje.

Zëdhënësi i policisë në Mumbai ka thënë se i dyshuari i parë është arrestuar të premten, ndërsa i dyti gjatë natës.

Viktima 22-vjeçare është përdhunuar nga pesë burra të enjten në mbrëmje, në një fabrikë të braktisur tekstili, derisa ka qenë në krye të detyrës. Shoqëruesi i saj mashkull është rrahur dhe lidhur.

Viktima tani raportohet të jetë në gjendje stabile në një spital të Mumbait.

Incidenti ka shkaktuar protesta në kryeqytetin indian dhe zemërim nëpër rrjetet sociale.
XS
SM
MD
LG