Ndërlidhjet

E dërguara e OKB-së arrin në Damask


Damask

Damask

Shefja e çarmatimit e Kombeve të Bashkuara ka arritur në Damask, për të kërkuar nga autoritetet siriane që t’iu lejojnë inspektorëve të OKB-së, të hetojnë një sulm të dyshuar kimik.

Vizita e Angela Kane vjen pasi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i ka bërë thirrje Qeverisë siriane dhe kundërshtarëve të saj që të bashkëpunojnë me inspektorët ndërkombëtarë.

Opozita siriane akuzon forcat e qverisë për kryerjen e një sulmi me gaz toksik, të mërkurën në Damask.

Qeveria hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG