Ndërlidhjet

Kerry i siguron Islamabadit mbështetjen


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka siguruar Pakistanin se Uashingtoni do ta mbështesë vazhdimisht atë në luftën kundër terrorizmit.

Në një biesedë telefonike, Kerry dhe kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, kanë folur për fushatën anti-terroriste, të udhëhequr nga SHBA-ja, dhe për çështje të sigurisë rajonale.

Mediat pakistaneze raportojnë se Kerry dhe Sharif kanë folur edhe për tensionet e vazhdueshme përgjatë kufirit të kontestuar midis Pakistanit dhe Indisë, përkatësisht në rajonin e Kashmirit.

Ushtria e Pakistanit ka fajësuar trupat indiane për vrasjen e dy ushtarëve të saj këtë javë, pranë së ashtuquajturës Vijë të Kontrollit.

Kjo është kufiri de facto që ndan rajonin e Himalajeve në pjesët që kontrollohen nga Pakistani, përkatësisht India.
XS
SM
MD
LG