Ndërlidhjet

logo-print

Rohani dënon përdorimin e armëve kimike


Hasan Rohani

Hasan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka pranuar publikisht për herë të parë se armët kimike kanë vrarë dhe plagosur njerëz në Siri.

Agjencitë iraniane të lajmeve kanë cituar Rohanin të ketë thënë se Teherani dënon fuqishëm përdorimin e armatimit kimik.

Megjithatë, ai nuk ka thënë se kush ka përdorur armët e tilla.
Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë se nëse sulmet e tilla konfirmohen, rebelët do të jenë përgjegjës.

Irani është aleat i madh i Qeverisë siriane.

Burime të opozitës siriane kanë vlerësuar se deri në 1,300 njerëz mund të kenë humbur jetën nga sulmi i dyshuar kimik, që ka ndodhur të mërkurën në Damask.
Ato kanë fajësuar qeverinë për sulmin, por kjo e fundit hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG