Ndërlidhjet

logo-print

Karzai kërkon dëmshpërblim nga SHBA-ja


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që t’iu japin dëmshpërblim të mbijetuarve të masakrës që ka bërë një ushtar amerikan.

Rreshteri Rober Bales është dënuar të premten me burgim të përjetshëm nga një gjykatë ushtarake e SHBA-së, për vrasjen e 16 civilëve afganë, në mars të vitit të kaluar.

Duke folur të shtunën, në një konferencë për media, Karzai ka thënë se Uashingtoni duhet t’iu sigurojë të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave një jetë më të mirë.

Të mbijetuarit e masakrës kanë thënë se Bales është dashur të dënohet me vdekje.
XS
SM
MD
LG