Ndërlidhjet

Irani: Rebelët kanë përdorur armët kimike


Siri

Siri

Qeveria e Iranit thotë se ka “prova”, të cilat tregojnë se rebelët sirianë kanë përdorur armë kimike në konfliktin e tyre me regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtne, Abbas Araqchi, është cituar nga agjencia ISNA të ketë thënë se “grupet terroriste kanë kryer këtë aksion”. Araqchi nuk ka dhënë hollësi të tjera.

Komentet e tij vijnë në mesin e raporteve se Qeveria e Sirisë, e cila mbështetet nga Teherani, ka kryer sulm kimik, të mërkurën pranë Damaskut.

Regjimi ka thënë se rebelët e opozitës qëndrojnë prapa sulmit, por këta të fundit kanë hedhur poshtë akuzat.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka pranuar publikisht për herë të parë se armët kimike kanë vrarë dhe plagosur njerëz në Siri, por nuk ia ka atribuar fajin asnjërës palë.

Rohani ka thënë se Irani, vetë viktimë e sulmeve kimike në luftën e tij me Irakun më 1980-1988, dënon fuqishëm përdorimin e armëve kimike.
XS
SM
MD
LG