Ndërlidhjet

Thaçi optimist për marrëveshjen për energjinë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është optimist që marrëveshja për Energjinë dhe Telekomunikacionin do të arrihet në takimin e ardhshëm me palën serbe, i cili do të mbahet më 27 gusht në Bruksel.

Duke folur për mediat në Prishtinë, Thaçi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të veriut të Mitrovicës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit, të cilat do të mbahen për herë të parë në tërë territorin e Republikës.

“Unë pres regjistrimin e partive serbe të veriut dhe iniciativave qytetare serbe, të cilat duan të garojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve serbë të dalin në mënyrë masive në zgjedhje për ta ndërtuar një jetë me të mirë për Kosovën evropiane. Në takimin e ardhshëm pres të përmbyllët çështja e Telekomit dhe Energjisë si dhe disa çështje të drejtësisë”, ka thënë Thaçi, transmeton RTK.
XS
SM
MD
LG