Ndërlidhjet

Tunizianët protestojnë kundër qeverisë


Tunis - foto arkivi

Tunis - foto arkivi

Mijëra tunizianë kanë protestuar në Tunis, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së udhëhequr nga islamistët.

Policia ka thënë se rreth 10,000 njerëz kanë marrë pjesë në aksionin e së shtunës mbrëma.

Udhëheqësit e opozitës kanë thënë se demonstrata nis javën e protestave kundër sundimit të partisë Ennahda.

Protestat antiqeveritare janë përshkallëzuar pas vrasjes së një politikani opozitar në muajin korrik.

Kundërshtarët e qeverisë thonë se ajo ka dështuar të trajtuar çështjet e sigurisë dhe ato ekonomike.
XS
SM
MD
LG