Ndërlidhjet

logo-print

Mijëra amerikanë kujtojnë fjalimin e Luther Kingut


Martin Luther King

Martin Luther King

Dhjetëra-mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një tubim në Uashington, për të shënuar 50 vjet prejse Martin Luther King ka mbajtur fjalimin “I have a dream”, për të drejtat civile.

Tubimi është mbajtur në Memorialin Lincoln, ku King ka mbajtur atë që cilësohet si fjalimi më me ndikim i shekullit të kaluar.

Pjesëmarrësit kanë vlerësuar përmirësimet në jetët e shumicës së amerikanëve me ngjyrë, por kanë thënë se duhet ende për t’u bërë për të zvogëluar papunësinë dhe dhunën me armë, për të forcuar të drejtat e votimit dhe për të garantuar të drejtat e homoseksualëve, latinëve, amerikanëve të varfër dhe me aftësi të kufizuara.

Prokurori i përgjithshëm amerikan, Eric Holder, i pari me ngjyrë, ka thënë se ai dhe presidenti Barack Obama nuk do të ishin në zyrë po të mos ishte Martin Luther Kingu dhe të tjerët që kanë udhëhequr luftën për barazi.
XS
SM
MD
LG