Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës kundër ushtrisë në Jemen


Jemen
Jemen
Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur nga një sulm me bombë, që ka pasur në shënjestër një autobus që transportonte pjesëtarë të forcës ajrore të Jemenit, në kryeqytetin Sana.

Detajet zyrtare për numrin e saktë të viktimave nuk janë ende në dispozicion.

Një ushtar me emrin Ameen Saree ka përshkruar ngjarjen:

“Autobusi ka qenë duke ecur, kur papritmas kemi dëgjuar shpërthimin. Një pajisje shpërthyese ka qenë nën autobus dhe ka vrarë kolegë tanë”.

Jemeni është bazë e Al Kaidës në Ishullin Arab, e cila nga Shtetet e Bashkuara konsiderohet si një nga grupet më të rrezikshme terroriste në botë.
XS
SM
MD
LG