Ndërlidhjet

Zyrtarët në Kolumbi thonë se 13 ushtarë janë vrarë në një pritë nga rebelët majtistë.

Sulmi ka ndodhur në prag të bisedimeve të qeverisë me FARC-un, apo Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, që pritet të rinisin të hënën.

Rebelët kanë pezulluar përfshirjen e tyre në bisedime të premten, për shkak të mosmarrëveshjeve me qeverinë e presidentit Juan Manuel Santos.

Bisedimet paqësore midis qeverisë dhe FARC-ut, i cili konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, janë hapur nëntorin e kaluar në Kubë, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur gjysmëshekullor, i cili ka marrë mbi 200,000 jetë njerëzish.
XS
SM
MD
LG