Ndërlidhjet

Mbi 1 milion buburreca ikin nga një fermë kineze


Ilustrim
Ilustrim
Mediat kineze raportojnë se së paku një milion buburreca, që rriteshin për përdorim në mjekësinë tradicionale, kanë ikur nga një fermë në Kinë.

Ngjarja ka ndodhur në provincën lindore Jiangsu, pasi persona të panjohur kanë shkatërruar serrën ku ata mbaheshin.

Autoritetet për kontrollin e sëmundjeve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë dezinfektuar zonën.

Pronari i fermës ka shpenzuar mbi 16,000 dollarë për të rritur buburrecat, me shpresë për t’i shitur ata për përdorim në mjekësinë tradicionale kineze.

Disa njerëz besojnë se ekstraktet e marra nga buburrecat mund të zvogëlojnë inflamimin, të përmirësojnë imunitetin dhe të trajtojnë kancerin.
XS
SM
MD
LG