Ndërlidhjet

Së paku 6 ushtarë të vrarë nga sulmi në Jemen


Jemen

Jemen

Një shpërthim bombe ka goditur një autobus që transportonte pjesëtarë të forcës ajrore të Jemenit në bazën e tyre në Sana.

Burimet zyrtare thonë se së paku gjashtë ushtarë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

Një ushtar me emrin Ameen Saree ka përshkruar ngjarjen:

“Autobusi ka qenë duke ecur, kur papritmas kemi dëgjuar shpërthimin. Një pajisje shpërthyese ka qenë nën autobus dhe ka vrarë kolegë tanë”.

Zëdhënësi i forcës ajrore, kolonel Mahdi al-Aidarous, ka thënë se në autobus kanë qenë 24 ushtarë dhe oficerë, raporton AP.

Jemeni është bazë e Al Kaidës në Ishullin Arab, e cila nga Shtetet e Bashkuara konsiderohet si një nga grupet më të rrezikshme terroriste në botë.
XS
SM
MD
LG