Ndërlidhjet

Sulme të reja në Irak, 9 të vrarë


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Autoritetet në Irak thonë se së paku nëntë persona janë vrarë të dielën, në sulme të ndara.

Në incidentin më vdekjeprurës, pesë ushtarë kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre është ndaluar nga militantët në një postbllok të rremë, jashtë Mosulit.

Personat e armatosur në këtë qytet kanë vrarë edhe një shitës ushqimesh, anëtar i pakicës etnike Shabak.

Një tjetër shpërthim, që ka pasur në shënjestër një gjykatës lokal në qytetin Balad, ka vrarë tri infermiere që kanë qenë duke kaluar pranë.

Dhuna në Irak këtë vit është rritur ndjeshëm, me mbi 3,600 persona të vrarë deri më tash.
XS
SM
MD
LG