Ndërlidhjet

Arrestohen protestuesit që kujtuan pushtimin e Çekosllovakisë


Moskë, 25 gusht 2013.

Moskë, 25 gusht 2013.

Policia në Moskë ka arrestuar dhjetë aktivistë, të cilët kanë bërë përpjekje të shënojnë përvjetorin e një proteste të vitit 1968 në Sheshin e Kuq kundër pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë.

Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raporton se protestuesit janë mbledhur në Sheshin e Kuq me pankartat që lexonin “Për lirinë tuaj dhe tonën” – slogani i njëjtë që është përdorur nga protestuesit më 1968 – por ata janë rrethuar shpejt nga policia.

Aktivistët e arrestuar në aksionin e së dielës përfshijnë Nadezhda Mityushkinan dhe Mikhail Shneiderin nga Lëvizja Solidariteti.

Një nga tetë pjesëmarrësit në protestën e vitit 1968, Natalya Gorbanevskaya, është shfaqur në aksionin e sotëm, por nuk është arrestuar.

Gorbanevskaya, tani 77 vjeçe, ka kaluar dy vjet në një burg psikiatrik për rolin e saj në demonstratë.
XS
SM
MD
LG