Ndërlidhjet

Greqisë mund t’i duhen edhe 10 mld euro


Ilustrim
Ilustrim
Greqia mund të ketë nevojë për një paketë të tretë të ndihmës, por nuk do të pranojë masa të reja kursimi, ka thënë ministri grek i Financave.

“Nëse do të ketë nevojë për mbështetje të mëtejshme të Greqisë, ajo do të jetë rreth 10 miliardë euro, ose shumë më e vogël se programet e mëparshme”, ka thënë Yannis Sturnaras.

“Nuk flas për një plan të ri shpëtimi, por për mbështetje ekonomike, pa masa të reja shtrënguese. Deri në vitin 2016, obligimet tona janë vendosur dhe nuk mund të kërkohen masa të reja”, ka thënë ai për gazetën greke Proto Thema.

Për t’u përballur me krizën e saj të borxheve, Greqia ka marrë tashmë dy paketa të ndihmës nga kreditorët ndërkombëtarë, në vlerë prej 240 miliardë eurosh.
XS
SM
MD
LG