Ndërlidhjet

Sot fillon "US Open"


Spektatorët brenda stadiumit, Arthur Ashe duke e përcjellur ndeshjen e vitit të kaluar në mes të Andy Murray dhe Novak Gjokovic të US Open, 10 shtator 2012
Spektatorët brenda stadiumit, Arthur Ashe duke e përcjellur ndeshjen e vitit të kaluar në mes të Andy Murray dhe Novak Gjokovic të US Open, 10 shtator 2012
Në Nju Jork sot hapet turneu në tenis, US Open, një nga katër “grand slam-et” që ekzistojnë në botë.

Turneu do të hapet me përballjen në mes të Serena Williams e cila pretendon trofeun e pestë në US Open dhe të 17-in “Grand Slam” të karrierës së saj dhe italianes, Francesca Schiavone.

Në stadiumin, Arthur Ashe më vonë do të fillojnë edhe përballjet në mes teniserëve meshkuj, më sakt Rafael Nadal dhe Roger Federer.

I dyti në listën botërore të teniserëve, Rafa Nadal do të përballet me amerikanin, Ryan Harrison.

Nëse Nadal arrin të fitojë "US Open", ai të shpërblehet me 3.6 milion dollarë, por edhe do i merrte serbit, Novak Gjokoviq vendin e parë në botë nëse Gjokoviq do të dështonte sërish që të arrijë fitore në finalen e këtij turneu për të katërtin vit më radhë.
XS
SM
MD
LG