Ndërlidhjet

Moska presion Kijevit për bashkëpunim tregtar


Kryeministri i Ukrainës dhe ai i Rusisë gjatë një takimi të mëparshëm
Kryeministri i Ukrainës dhe ai i Rusisë gjatë një takimi të mëparshëm
Kryeministri ukrainas, Mykola Azarov pritet të arrijë në Moskë të hënën për bisedime me homologun e tij rus, Dmitry Medvedev.

Takimi do të mbahet në një kohë tensionesh në mes të dy shteteve.

Moska po i bën presion Kijevit që të heq dorë nga plani për të nënshkruar marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian.

Në vend të kësaj, Kremlini kërkon që Ukraina t’i bashkohet “Unionit Doganor” që udhëhiqet nga Rusia dhe që përfshinë Bjellorusinë dhe Kazakistanin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 22 gusht ka thënë se “Unioni Doganor” mund të ndërmarr “masa mbrojtëse” nëse Kijevi nënshkruan marrëveshje me BE-në.

Komentet e tij u bënë pas raportimeve se zyrtarët doganor rusë kanë vendosur pagesa të reja shtesë në importet e Ukrainës për ditë të tëra.

Ukraina shpreson që të nënshkruaj një marrëveshje për tregti të lirë dhe bashkëpunim politik me Brukselin gjatë një samiti të BE-së që do mbahet në nëntor.
XS
SM
MD
LG