Ndërlidhjet

Përfundon procesi kundër Bo Xilai


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Procesi gjyqësor kundër politikanit Bo Xilai për ryshfet, vjedhje dhe abuzim me detyrën zyrtare ka përfunduar të hënën, pas pesë seancave, ka njoftuar gjykata kineze sot.

Verdikti ndërkaq do të bëhet i ditur në një datë që ende nuk është caktuar.

Transkriptet e të gjitha seancave janë publikuar me vonesë, ndërsa asnjë medium i huaj nuk është lejuar në seancë.

Mirëpo analistët vlerësojnë se shpallja e Xilai si fajtor është vendosur tashmë dhe një dënim me burgim afatgjatë gjithashtu është vendosur para kohe.

Skandali rreth veprimtarisë së Bo Xilait, që e ka tronditur partinë komuniste, ka dal në pah pasi biznismeni Neil Heywood është helmuar në një dhomë hoteli në Chongqing, ndërsa shefi i policisë që i përgjigjej Xilait ishte arratisur për në konsulatën amerikane.

Bashkëshortja e tij, Gu Kailai është dënuar për vrasjen e Heywoodit, duke i dhënë dënim të suspenduar me vdekje, që në Kinë rregullisht nënkupton dënim me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG