Ndërlidhjet

Ban: Brenda pak orësh nis hetimi i "sulmit me armë kimike"


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun
Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun, ka paralajmëruar se sot do të fillojnë inspektimet përfaqësuesit e OKB-së në një zonë periferike të Damaskut ku është raportuar se forcat e qeverisë siriane kanë përdorur armë kimike.

"Misioni pritet të fillojë punë me misionin fakt mbledhës më 26 gusht, brenda disa orësh. Çdo orë vlen, pasi ne nuk mund të humbasim kohë më shumë”, ka thënë Ban Ki Mun në Seul

Ai më tej ka vazhduar duke thënë se këtë hetim ja kanë me borgj familjeve të viktimave.

“Thë gjithë në Siri e kanë një pjesë të obligimit për të gjetur të vërtetën. E gjithë bota duhet të jetë e shqetësuar për çfarëdo kërcënimi apo përdorimi të armëve kimike, dhe kjo është arsyeja pse e gjithë bota po shikon ka Siria”, ka thënë sekretari Ban.
XS
SM
MD
LG