Ndërlidhjet

Labius: Nuk përjashtohet fushata ushtarake kundër Sirisë


Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius

Ministri i jashtëm francez ka thënë të hënën se asnjë vendim nuk është marrë ende sa i përket nisjes së fushatës ushtarake si përgjigje ndaj përdorimit të sulmit me armë kimike në Siri.

Laurent Fabius megjithatë ka thënë se ky opsion mbetët.

"Vendimi ende nuk është marrë”, ka thënë Fabius për radion Europe 1.

“Duhet të ketë një reagim proporcional…dhe ky vendim do të merret gjatë ditëve në vijim”, ka shtuar kryediplomati francez, Labius.

“Të gjitha opcionet po maten. I vetmi opsion që është përjashtuar është të mos ndërmarrim asgjë”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG