Ndërlidhjet

Mourinho: Moyes fajtor pse Rooney dëshiron të largohet


Lojtari i Manchester United, Wayne Rooney

Lojtari i Manchester United, Wayne Rooney

Menaxheri i ekipit anglez, Chelsea, Jose Mourinho, ka thënë se homologu i tij te Manchester United, David Moyes është fajtor pse Wayne Rooney dëshiron të largohet nga Old Trafford, pasi ka sygjeruar që ai do të jetë zgjedhja e dytë për tu angazhuar në ndeshjet e Man U.

Të dyja klubet do të përballen të hënën në kuadër të ndeshjeve të Premier Ligës.

Chelsea deri më tash i ka bërë dy oferta për lojtarin i cili është pjesë edhe e ekipit kombëtar dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëjë edhe një ofertë të tretë, raporton Reuters.

Mediat kanë raportuar se Rooney është i mërzitur me deklaratën e trajnerit Moyes se ai do jetë përzgjedhja e dytë përballë sulmuesit holandez të Manchesterit, Robin van Persie.
XS
SM
MD
LG