Ndërlidhjet

Sulm në afërsi të zonës ku gjenden inspektorët e OKB-së


Veturat e OKB-së që po transportojnë ekipin e ekspertëve për armë kimike në Siri, 26 gusht 2013
Veturat e OKB-së që po transportojnë ekipin e ekspertëve për armë kimike në Siri, 26 gusht 2013
Së paku dy bomba mortajë e kanë goditur një qark të pasur në qendër të Damaskut të hënën, në të njejtën zonë ku po qëndron edhe ekipi i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara i cili po qëndron në Siri për të hetuar dyshimet e përdorimit të armëve kimike.

Banorët i kanë thënë Reuters se një nga bombat ka rënë në afërsi të hotelit “Four Seasons”, ku po qëndron ekipi i ekspertëve të OKB-së.

Mediat shtetërore të Sirisë kanë thënë se bombat janëkrijuar dhe hedhur nga “terroristët”, termi që regjimi aktual sirian po e përdor për forcat opozitare që po e luftojnë Bash al Assadin.

Agjencia shtetërore, SANA ka thënë se tre persona janë lënduar në këtë sulm.

Inspektorët e OKB janë larguar nga hoteli të hënën për të vizituar një zonë të periferi të Damaskut ky dyshohet se është sulmuar me armë kimike.
XS
SM
MD
LG