Ndërlidhjet

Vdesin tre minatorë në Poloni


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Drejtori i një miniere në jugun e Polonisë ka thënë se tre punonjës të saj janë vrarë dhe një tjetër është lënduar kur një kabllo elektrike ka rënë në njërin nga ta derisa ata punonin.

Punonjësit ishin duke e instaluar një kabllo lifti rreth 350 metra nën tokë në minierën Myslowice – Wesola kur ajo fillimisht u çlirua dhe ra mbi ta, të hënën.

Drejtori i minierës, Eugeniusz Malobecki, ka thënë se tre punonjësit kanë vdekur në vend dhe i katërti është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
XS
SM
MD
LG