Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Irak


Bakuba, 26 gusht 2013.
Bakuba, 26 gusht 2013.
Zyrtarët në Irak kanë njoftuar sot se së paku 46 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet e së dielës.

Sulmi më i përgjakshëm ka ndodhur në qytetin Bakuba, ku nga shpërthimi i makinës bombë kanë vdekur 11 persona dhe janë plagosur 34.

Në sulmet që kanë ndodhur gjetkë nëpër Irak janë vrarë edhe pesë ushtarë.

Dhuna në këtë vend ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit. Mbi 1,000 irakianë janë vrarë në korrik, duke e bërë atë muajin më vdekjeprurës qysh në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG