Ndërlidhjet

Jahjaga: Siguria vazhdon të sfidohet


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga - foto arkivi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga - foto arkivi

Sot në Prishtinë është inauguruar ndërtesa e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës. Në ceremoni kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të vendit, në mesin e tyre presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Në fjalimin e saj, presidentja ka thënë se siguria e Kosovës është ende e sfiduar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, por ka shprehur bindjen se përkushtimi i institucioneve për t’i mposhtur ata nuk do të vihet kurrë në dyshim.

Jahjaga po ashtu ka kujtuar rolin e Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit global, ekstremizmit dhe krimit të organizuar.
XS
SM
MD
LG