Ndërlidhjet

Times: Përdorimi i gazit helmues nuk mund të kalojë i pandëshkuar


Para 77 vitesh, Liga e Kombeve, paraardhëse e Kombeve të Bashkuara, u ballafaqua me krizë.

Italia, duke e shkelur në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare, e pat invaduar Abisininë, shkruan në fillim të artikullit autori Paddy Ashdown, në të përditshmen londineze, Times, dhe përkujton se atëherë kjo Ligë kishte dështuar të veproj, meqë Gjermania dhe Japonia, efektivisht e kishin shfrytëzuar veton.

Nga ky moment, Liga pushoi së ekzistuari si një institucion efektiv dhe praktikisht kishte vdekur në vitin 1939.

Kryeministri britanik Baldwin i tha Dhomës Përfaqësuese se Liga “përfundimisht dështoi për shkak të hezitimit të...kombeve...të vazhdojnë me ...sanksione ushtarake”.

Ajo që ndodhi në Damask të Sirisë është sfidë për njerëzinë tonë, shkruan Ashdown në Times, dhe thekson se është, poashtu, sfidë për sistemin tonë të së drejtës ndërkombëtare.

Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk do të gjejë mënyra për ta bërë të qartë se ne nuk do të tolerojmë përdorim të armatimit për shkatërrim në masë, siç është gazi helmues, për vrasjen masive të shtetasve të pafajshëm, atëherë strukturat e ndjeshme të së drejtës ndërkombëtare, që i kemi gritë me dhembje të mëdha këto 20 vitet e fundit, do të shkatërrohen, dhe do të zgjerohet kërcënimi, që në të ardhmen të përdoren armatimet e shkatërrimit masiv, shkruan e përditshmja londineze, Times.

Lehtë është të flitet, por çka të bëhet, e shtron pyetjen autori Peddy Ashdown, dhe përgjigjet se gjërat diplomatike janë më të lehta, ndërsa ato ushtarake, si gjithmonë, më të vështira.

Domosdoshmëria e parë është e vërteta. Sekretari William Hague, javën e kaluar tha se kjo ishte punë e Assadit. Pa dyshim se ai ka shkaqe solide për këtë vlerësim. Por, kjo nuk do të thotë se ai bëri mençuri, që e tha këtë zëshëm. Më mirë do të ishte të ndjekej presidenti Barack Obama, dhe tu jepej kohë Kombeve të Bashkuara, për të na dhënë të vërtetën objektive – ose së paku sa më tepër që është e mundshme – atëherë të deklarohej kjo si mendim i një lideri perëndimor, por me themel të mirë.

Detyrë aktuale është që fokusi të mbahet në synimin e thjeshtë dhe të vetëm nga i cili ne nuk duhet të ndahemi, pra që inspektorët të futen brenda.

Duket se rusët e dëshiruan këtë, poashtu.

Pra, për çështjen e Sirisë ka diçka të përbashkët ,që ne mund të punojmë për ndryshim, shkruan Ashwdow në Times, dhe shton se duhet të koncetrohemi vetëm në këtë çështje dhe të mos lejojmë asgjë tjetër ta pengoj atë.

Mirë është që Obama dhe Cameron kanë folur. Mirë është të ketë përgagtitje. Por, më mirë që kjo të bëhet qetas se sa zëshëm. Kjo është kohë për zëra të qetë dhe shkopinjë të gjatë, e jo reciprocikisht.

Por, këtu ekziston pengesë. Dëshmia për këtë krim është e ndjeshme dhe degradohet shpejt. Bile, mund të ndodhë që e vërteta e plotë tashmë është jashtë qasjes sonë.

Ne ndoshta duhet të jemi të kënaqur tash me të vërtetën e pjesërishme dhe vlerësimet e pasigurta, por sa më tepër të vërteta që të kemi, të mbledhura objekvitisht dhe në mënyrë të paanshme nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, më të fuqishme do të jenë bazat për aksion të mëtejshëm.

Por, çfarë aksioni? Politikanët nuk duhet ta luajnë rolin e gjeneralëve. Puna jonë është që që të definojmë se çka është e nevojshme, e jo të vendosim për aksion, shkruan Times.

Ajo që nevojitet këtu është diçka përkatëse, në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, e definuar qartë dhe duke e marrë në shënjetës të ngushtë krimin. Pra, jo zonë e ndalim fluturimeve, edhe nëse ato janë ushtarakisht të mundshme.

Dhe jo armatimit të kryengritësve, poashtu, bile edhe nëse kjo duket si mençuari, (që kalimthi, nuk është). Kjo do të thotë diçka e shpejtë, e ashpër, specifike dhe ndëshkuese. Dhe, preferohet – fuqishimisht preferohet – i legjitimuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, shkruan Ashdown në të përditshmne Times.

Këtu, perëndimi duhet t’i kuptoj kufizimet e reja të forcës së tij. Disa thonë se kjo po bëhet gjithnjë e më e ngjashme me Bosnjën, pas Srebrenicës. Ndoshta, në disa mënyra është, por në shumë të tjera nuk është.

Siria është shumë më tepër komplekse dhe me shumë më tepër konsekuenca gjeostrategjike se sa që ndonjëherë i ka pasur Bosnja.

Por, edhe nëse do të ishte si Bosnja, ne, perëndimi, nuk jemi sikur që kemi qenë atëherë. Iraku, Afganistani dhe kriza ekonomike, na e kanë grabitur kredibilitetin moral dhe kapacitetet ushtarake,që i kishim atëherë.

Ndërhyrja në stilin e Bosnjës dhe Kosovës, nuk është vetëm pamençuri , por është jashtë mundësive tona. Dhe, rastësisht, jashtë tolerancës së publikut tonë votues, poashtu.

Pra, sot, ne duhet të bëjmë më të mirën që mundemi për ndërtimin e terrenit më të mirë të përbashkët, me Rusinë dhe Kinën, që janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Kjo nuk do të jetë e lehtë, ose e këndshme. Por, gjërat do të jenë më të lehta kur ne arrijmë sukses në këtë dhe më të vështira kur ne nuk ia dalim kësaj, shkruan Times.

Por, çka ndodhë nëse të ballafaquar me të vërtetën e mallkuar nga Inspektorët e Kombeve të Bashkuara, ose nëse mjafton një konkluzë e mallkuar, që Rusia dhe Kina, përsëri të vazhdojnë të paraqesin veto kundër sanksioneve përkatëse kundër këtij krimi të tmerrshëm ndërkombëtar?

Atëherë ne ballafaqohemi me dy alternativa të pakëndshme.

Ne mundemi të pajtohemi në heshtje dhe të bëjmë precedent, bile edhe të ballafaquar me shkeljen më skandaloze, me gjasë prej se Kombet e Bashkuara janë themeluar, të asaj pjese të së drejtës ndërkombëtare, që i mbron të drejtat e shtetasve, atëherë nuk do të ndërmerret aksion, nëse fuqitë e mëdha vendosën kështu.

Në këtë rast, Kombet e Bashkuara dhe çdo gjë për të cilat ajo qëndron, do të jetë në masë të madhe e shkatërruar si një organizatë efektive për të ardhmen.

Ose, ne mund të ndërmarrim aksion të njëanshëm. Në këtë rast, po ashtu, Kombet e Bashkuara do të dëmtohen. Pra, zgjedhje e vështirë.

Mendoj se mundësia e dytë është më e preferuar se e para. Ndërmarrja e aksionit me qëllimn të përforcimit të së drejtës ndërkombëtare, edhe në rast se në fund të fundit kjo nuk ndodhë, është më mirë, më duket mua, se sa të mos ndërmerret aksion, me konsekuenca të sigurta që e shkatërrojnë atë. Shiko, në fillim të artikullit se çka ndodhi pas Abisinisë, në vitin 1936, shkruan në fund të artikullit autori Peddy Ashdown, në të përditshmen londineze, Times.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG