Ndërlidhjet

Sulmohen inspektorët e OKB-së në Siri


Damask
Damask
Në Siri është sulmuar makina që transportonte inspektorë të Kombeve të Bashkuara në lokacionin, ku, javën e kaluar, dyshohet se ka ndodhur sulm kimik.

Zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky, ka thënë se makina është qëlluar qëllimisht disa herë nga snajperistë të paidentifikuar.

Raporte për të plagosur nuk ka, ndërsa makina është dëmtuar dhe duhet të zëvendësohet.

Qeveria siriane është pajtuar të dielën që të lejojë qasjen e inspektorëve ndërkombëtarë në lokacionin ku sulmi i dyshuar kimik ka vrarë qindra civilë.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka hedhur poshtë akuzat se forcat e tij kanë përdorur armët kimike.

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për “pasoja jashtëzakonisht të rrezikshme” nëse nisin aksione ushtarake kundër Damaskut.
XS
SM
MD
LG