Ndërlidhjet

Palestinezët anulojnë bisedimet me Izraelin


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësit palestinezë kanë anuluar rrethin e ri të bisedimeve paqësore me Izraelin, të paraparë për sot.

Kjo, pasi forcat izraelite të sigurisë kanë vrarë të hënën tre palestinezë dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë në një kamp refugjatësh në veri të Jerusalemit.

Policia izraelite ka thënë se ka hyrë në kamp për të arrestuar një militant të dyshuar dhe se pastaj kanë nisur përleshjet me turmën palestineze.

Bisedimet për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve kanë rinisur mujain e kaluar.

Bisedimet e mëparshme janë ndërprerë në vitin 2010 për shkak të ndërtimeve izraelite në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG