Ndërlidhjet

Greqia mund të rinegociojë ndihmën


Ministri grek i Financave, Yannis Stournaras.

Ministri grek i Financave, Yannis Stournaras.

Greqia mund të kërkojë lehtësime në barrën e borxhit, duke kërkuar rinegocimin e kushteve të ndihmës, ka thënë ministri i Jashtëm grek, Yannis Stournaras.

Ai ka sqaruar se kjo mund të përfshijë pagesa më të ulëta të interesit dhe më shumë kohë për të shlyer kredinë prej 240 miliardë eurosh.

Komentet vijnë një ditë pasi Stournaras ka thënë se Greqia mund të ketë nevojë për mbështetje të mëtejshme financiare, në vlerë prej 10 miliardë eurosh, por pa masa të reja kursimi.

Spekulimet për nevojat e Athinës vijnë në një kohë të ndjeshme, pasi Gjermania në shtator mban zgjedhjet. Më datën 22 të muajit të ardhshëm, kancerlarja gjermane, Angela Merkel, do të luftojë për rizgjedhje, ndërsa shumë votues gjermanë mendojnë se ata kanë kontribuar mjaft për të ndihmuar vendet evropiane.
XS
SM
MD
LG