Ndërlidhjet

Filmi nga Serbia mori çmimin ballkanik në DokuFest


Prizren - foto arkivi
Prizren - foto arkivi
Filmi dokumentar serb “Ja kad sam bila klinac, bila sam klinka” (Kur kam qenë fëmijë, kam qenë fëmijë) është zgjedhur filmi më i mirë ballkanik në DokuFest – festivalin ndërkombëtar të filmave dokumentarë dhe të metrazhit të shkurtër që mbahet vit për vit në Prizren.

Gordana Mitroviq, protagoniste në film, thotë se nuk e ka pritur këtë çmim.

“Sinqerisht jo. Jam tejet e kënaqur, aq më tepër që ka ndodhur këtu në Prizren. Po shembim barrierat e dallimeve”, ka thënë Mitroviq për Radio Kosovën 2.

Regjisorja e filmit, Ivana Todoroviq, ka thënë se DokuFest-i është shumë i rëndësishëm për çdo regjisor të filmit dokumentar.

“DokuFest është njëri prej 25 festivaleve më të mira në botë sipas revistës Filmmaker. Është shumë i njohur”, ka thënë ajo.

Në DokuFest-in e sivjetmë janë shfaqur 106 filma konkurrues në shtatë kategori.

Nga data 17 deri më 25 gusht, festivalin e kanë vizituar rreth 9,500 vizitorë.
XS
SM
MD
LG