Ndërlidhjet

Rusia dhe Ukraina diskutojnë për tregtinë


Medvedev dhe Azarov
Medvedev dhe Azarov
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka takuar homologun e tij ukraians, Mykola Azarov, për të diskutuar “pasojat ligjore, organizative dhe ekonomike”, po qe se Kievi nënshkruan marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit në Moskë, Azarov ka thënë se Ukraina është e gatshme për “dialog konstruktiv” për të zgjidhur të gjitha çështjet midis dy fqinjëve.

Moska do që Kievi të brakstisë marrëveshjen e mundshme të asociimit me BE-në dhe i bën thirrje atij që t’i bashkohet Unionit Doganor me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kazakistanin.
XS
SM
MD
LG