Ndërlidhjet

Zjarret në Kaliforni djegin mijëra hektarë tokë


Ilustrim
Ilustrim
Një zjarr masiv në Kaliforninë veriore ka përfshirë pjesën perëndimore të Parkut Kombëtar Josemite dhe po kërcënon furnizimin me ujë dhe me energji elektrike të qytetit San Francisko.

Mbi 2,600 zjarrfikës po luftojnë me flakët, që po djegin rreth 52 mijë hektarë tokë dhe po kërcënojnë mijëra shtëpi.

Disa qytete i kanë udhëzuar banorët të evakuohen.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, ka lëshuar urdhërin për gjendjen e emergjencës në San Francisiko, që është rreth 240 kilometra larg zjarreve.
XS
SM
MD
LG