Ndërlidhjet

Putin e Cameron flasin për Sirinë


Foto arkivi
Foto arkivi
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryeministri britanik, David Cameron, kanë folur të hënën në telefon për situatën në Siri.

Agjencia ruse Ria-Novosti thotë se biseda është fokusuar në raportet e mediave që flasin për përdorimin e mundshëm të armëve kimike, në një lokacion pranë Damaskut.

Vendet e Perëndimit kanë ashpërsuar retorikën pas këtyre raporteve dhe Britania ka thënë se ka prova që sugjerojnë se regjimi sirian është përgjegjës.

Sulmi i dyshuar kimik ka ndodhur të mërkurën e kaluar dhe ka lënë qindra civilë të vrarë.

Cameron ka folur gjatë fundjavës me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të shqyrtuar opsionet ndaj krizës në Siri.

Moska ka paralajmëruar Uashingtonin kundër çdo aksioni ushtarak.
XS
SM
MD
LG