Ndërlidhjet

Bisedimet izraelito-palestineze "s’janë anuluar"


Ilustrim

Ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit ka mohuar raportet se bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja midis Izraelit dhe palestinezëve janë anuluar pas përleshjeve në Bregun Perëndimor.

Zëdhënësja Mari Harf u ka thënë mediave se “palët janë të angazhuara në negociata serioze dhe përmbajtjesore”.

Më herët, gazeta izraelte Haaertz ka cituar një zyrtar të lartë palestinez të ketë thënë se pala e tij ka anuluar bisedimet pasi forcat izraelite të sigurisë kanë vrarë të hënën tre palestinezë dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë në një kamp në veri të Jerusalemit.

Policia izraelite ka thënë se ka hyrë në kamp për të arrestuar një militant të dyshuar dhe se pastaj kanë nisur përleshjet me turmën palestineze.

Bisedimet për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve kanë rinisur mujain e kaluar.

Bisedimet e mëparshme janë ndërprerë në vitin 2010 për shkak të ndërtimeve izraelite në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG