Ndërlidhjet

SHBA kërkon përgjegjësi për sulmin kimik


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ata që kanë përdorur armë kimike në Siri duhet të mbahen përgjegjës.

Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka thënë se në Siri janë përdorur armë kimike dhe ka akuzuar regjimin e Bashar al-Assadit për shkatërrimin e provave.

Ai ka bërë të ditur se presidenti Barack Obama është duke u konsultuar me aleatët dhe ligjvënësit amerikanë dhe do të marrë vendim për mënyrën se si t’i përgjigjet sulmit të 21 gushtit.

Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se çdo ndërhyrje pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të shkelte ligjin ndërkombëtar.

Por, sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se një reagim i tillë do të ishte i mundur edhe pa leje të Këshillit të Sigurimit.

Komentet janë bërë derisa ekspertët e OKB-së kanë vizituar lokacionin pranë Damaskut, ku dyshohet se ka ndodhur sulmi kimik.

Qeveria dhe rebelët kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmin.
XS
SM
MD
LG