Ndërlidhjet

AI: UNMIK-u ka dështuar të hetojë fatin e civilëve


Logo e Amnesty International

Logo e Amnesty International

Amnesty International vlerëson se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka dështuar të hetojë fatin e civilëve, kryesisht serbë, të cilët vazhdojnë të mbesin të zhdukur që nga lufta e vitit 1999.

Në raportin e publikuar sot, Sian Jones, ekspert i organizatës në Kosovë, ka thënë se dështimi i UNMIK-ut për të vepruar “ka kontribuar në klimën e mosndëshkimit që mbizotëron në Kosovë”,

Në raport, Amnesty International thotë se në UNMIK janë paraqitur rreth 150 ankesa nga të afërmit e të zhdukurve.

Edhe pse raporti fokusohet në rrëmbimet e serbëve të Kosovës nga shqiptarët, Amnesty International thekson edhe dështimin për të hetuar rrëmbimet e shqiptarëve nga forcat serbe.
XS
SM
MD
LG