Ndërlidhjet

logo-print

Abkhazia dhe Osetia J. festojnë përvjetorin e “pavarësisë”


Ilustrim

Ilustrim

Rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Abkhazia dhe Osetia e Jugut, janë duke shënuar përvjetorin e pestë të njohjes nga Rusia të pavarësisë së tyre.

Shërbimi për media i Kremlinit ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, u ka dërguar telegrame udhëheqësve të dy rajoneve, duke u zotuar se Rusia do të vazhdojë t’iu japë atyre gjithë mbështetjen e mundshme.

Rusia ka njohuar pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut pesë vjet më parë, pasi trupat e saj kanë dëbuar trupat gjeorgjiane gjatë një lufte pesëditëshe.

Rusia vazhdon të mbajë ushtarët e saj në të dyja rajonet qysh nga ajo kohë.

Gjeorgjia cilëson edhe Abkhazinë, edhe Osetinë e Jugut si territore të saj.
XS
SM
MD
LG