Ndërlidhjet

logo-print

India miraton ligjin për të varfrit


Ilustrim

Ilustrim

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Indisë ka kaluar një program prej 24 miliardë dollarësh për të siguruar ushqim për të varfrit.

Ligji për Sigurimin e Ushqimit është miratuar pas nëntë orësh debat.

Skema ishte një premtim zgjedhor, i bërë nga partia në pushtet, dhe zbatimi i saj pritet ta ndihmjë atë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Programi do të ofrojë drithëra me çmim të ulët. Ai synon të japë 5 kg grurë të subvencionuar çdo muaj për rreth 800 milionë njerëz të varfër.

Me 1.24 miliard banorë, India është vendi i dytë më i populluar i botës, pas Kinës.
XS
SM
MD
LG