Ndërlidhjet

logo-print

Musharraf në gjyq për vrasjen e Bhuttos


Ish-sunduesi ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf.

Ish-sunduesi ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf.

Ish-sunduesi ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf, do të paraqitet sot në gjykatë, për rolin e tij të dyshuar në vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto.

Më 20 gusht, gjykata në Ravalpindi ka ngritur tri aktakuza kundër tij, përfshirë atë për vrasje dhe konspiracion për vrasje.

Musharraf ka thënë se nuk është fajtor gjatë seancës së mbyllur dëgjimore.

Ai akuzohet se nuk ka ofruar sigurinë e duhur për Bhutton, e cila është vrarë në dhjetor të vitit 2007.

Ajo është vrarë në një sulm me bombë dhe armë zjarri gjatë një tubimi politik në Ravalpindi, pranë Islamabadit.
XS
SM
MD
LG