Ndërlidhjet

Daçiq: Në fletëvotime eventualisht logoja e KQZ-së


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se në fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë mund të lejohet eventualisht logoja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë.

“Për Serbinë është e papranueshme që në fletëvotime të ketë shenja të shtetit të Kosovës, sepse një gjë e tillë dëmton neutralitetin e zgjedhjeve dhe nuk është praktikë askund në botë. Eventualisht mund të pranojmë që në fletëvotime të jetë logo e KQZ-së së Kosovës”, ka thënë Daçiq për gazetën serbe Novosti.

Në Bruksel sot mbahet takimi i radhës i kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Disa media serbe kanë raportuar se tema kryesore dhe mbase e vetme e bisedimeve do të jetë pamja e fletëvotimeve.

“Të dy zyrtarët do të bëjnë përpjekje për pamjen e fletëvotimeve, nga të cilat do të varet shumë se a do t’i thërrasë Qeveria e Serbisë serbët e Kosovës që të dalin në këto zgjedhje”, ka shkruar B92.
XS
SM
MD
LG