Tre të nominuar janë përzgjedhur si kandidatë për çmimin e sivjetmë të Vaclav Havelit.
Ata përfshijnë aktivistin bjellorus të të drejtave të njeriut, Ales Byalyatski, Asociacionin e Avokatëve të Rinj të Gjeorgjisë dhe Rrjetin për Mbrojtjen e të Drejtave në Kinë.
Paneli përzgjedhës i ka zgjedhur ata nga një listë prej gjashtë kandidatësh, ndërsa presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka shpallur të përzgjedhurit në Strasburg.
Fituesi do të shpallet zyrtarisht më 30 shtator.
Çmimi Vaclav Havel synon të shpërblejë veprimtarët në mbrojtje të të drejtave të njeriut, në Evropë dhe më gjerë. Ai ka vlerën e 60,000 eurove.
Ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel, ka ndërruar jetë në dhjetor të vitit 2011.