Ndërlidhjet

Minisri i Jashtëm brazilian jep dorëheqje


Antonio Patriota
Antonio Patriota
Ministri i Jashtëm i Brazilit, Antonio Patriota, ka dhënë dorëheqje për shkak të një mosmarrëveshjeje diplomatike me Bolivinë.

Patriota ka lënë postin pasi një zyrtar në Ambasadën e Brazilit në La Paz ka pranuar se ka përdorur imunitetin e tij diplomatik për të ndihmuar një politikan të akuzuar bolivian që të kalojë kufirin në Brazil.

Politikanit opozitar, Senator Roger Pinto, i është dhënë azil në Ambasadën e Bolivisë vitin e kaluar, pasi është akuzuar për së paku 14 krime në Bolivi, përfshirë korrupsionin.

Dorëheqja e Patriotës është bërë publike në një deklaratë të presidentes së Brazilit, Dilma Rousseff.
XS
SM
MD
LG