Ndërlidhjet

logo-print

Inspektorët e OKB-së vazhdojnë hetimet në Siri


Ekipet e OKB-së duke intervistuar të mbijetuarit e sulmit të dyshuar kimik.

Ekipet e OKB-së duke intervistuar të mbijetuarit e sulmit të dyshuar kimik.

Inspektorët e Kombeve të Bashkuara nisin sot ditën e dytë të hetimeve në një lokacion të Sirisë, ku, javën e kaluar, dyshohet se ka ndodhur sulm kimik.

Të hënën, inspektorët kanë mbledhur mostra pavarësisht se janë sulmuar nga snajperistë të paidentifikuar.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e ka cilësuar sulmin e dyshuar kimik si “turp moral”.

Kerry ka thënë se ata që kanë kryer sulmin, i cili ka vrarë qindra njerëz, duhet të mbahen përgjegjës.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë informacione shtesë që do t’i bëjnë publike në ditët e ardhshme.

Rusia ka paralajmëruar kundër çdo ndërhyrjeje të huaj ushtarake në Siri.
XS
SM
MD
LG