Ndërlidhjet

logo-print

Madonna - me më shumë të ardhura ndër të famshmit


Madonna

Madonna

Ylli i popit Madonna ka qenë personi me më shumë të ardhura në vitin e kaluar, ndër të famshmit.

Sipas revistës amerikane Forbes, këngëtarja 55-vjeçare ka fituar 125 milionë dollarë, falë turneut MDNA, linjave të veshjeve dhe parfumeve.

Forbes po ashtu vlerëson se kjo është shuma më e madhe që Madonna ka fituar brenda një viti të vetëm, prejse ka filluar ndjekja e fitimeve më 1999.

Regjisori Steven Spielberg ka dalë në pozitën numër dy me 100 milionë dollarë.

Forbes përpilon listën vjetore të fitimeve të personaliteteve të famshme, duke përdorur të dhënat nga agjentët dhe menaxherët e tyre.
XS
SM
MD
LG