Ndërlidhjet

Bruksel: Ka filluar takimi Thaçi – Daçiq


Thaçi (djathtas), Ashton dhe Daçiq në një takim të mëparshëm në Bruksel
Thaçi (djathtas), Ashton dhe Daçiq në një takim të mëparshëm në Bruksel
Në Bruksel ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, që ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Fillimin e takimit të sotëm e ka konfirmuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zonjës Ashton.

Pritet që në këtë takim do të diskutohet për zgjedhjet lokale në Kosovë më 3 nëntor, dhe për çështjen e telekomit dhe energjisë.

Para takimit të sotëm, kryeministri Thaçi, vlerësoi se votimet e 3 nëntorit do të jenë “historike”.

“Zgjedhjet do të jenë historike, pasi do të zbatohen në gjithë territorin e Kosovës, pra edhe në pjesën veriore, ku serbët janë shumicë”, tha Hashim Thaçi, dhe ka shtuar se zgjedhjet do të “realizohen sipas ligjeve të Kosovës”.

Ai, poashtu, ka shfaqur shpresën se në to do të marrin pjesë sa më shumë serbë.
XS
SM
MD
LG